Identifikohen dy nga tre amerikanët e vrarë në Ukrainë

Bota

Identifikohen dy nga tre amerikanët e vrarë në Ukrainë

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 22:37
Ushtarët amerikanë

Jeffrey Judd Jones është një nga tre amerikanët e vrarë së fundmi në luftën e Ukrainës, ka konfirmuar babai i të ndjerit, Howard Jones.

“Familja dhe miqtë e Jeff janë krenarë për kontributet dhe sakrificën e Jeff për popullin ukrainas”, thuhet në deklaratën me shkrim për CNN.

Burri 48-vjeçar u vra pas një shpërthimi të një mortaje më 31 korrik të këtij viti, tha Jones.

“Jeff kishte udhëtuar dy herë në Ukrainë për të ndihmuar popullin ukrainas, veçanërisht fëmijët. Jeff mbështeti përpjekjet humanitare dhe më pas shërbeu në një ekip vullnetar mjekësor pranë frontit në vitin 2022 për t’i shtuar më shumë qëllim jetës së tij”, tha Jones në deklaratën me shkrim.

Ai tha se djali i tij u plagos për herë të parë në vitin 2022 kur disa bomba goditën një ndërtesë dhe ai kaloi pesë ditë në një spital ukrainas.

Përveç Jones, Andrew Webber u identifikua si një tjetër amerikan i vrarë kohët e fundit gjatë luftimeve në Ukrainë. DeeDee Clyd Webber ka konfirmuar për CNN se bashkëshorti i ishte vrarë në shtetin ukrainas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat