LIVE: Rritet numri i viktimave pas sulmeve ruse në lindje, Zelensky del me deklaratë për kundërofensivën e Ukrainës

Bota

LIVE: Rritet numri i viktimave pas sulmeve ruse në lindje, Zelensky del me deklaratë për kundërofensivën e Ukrainës

Nga: BOTA SOT Më: 8 gusht 2023 Në ora: 06:47 Përditësuar në ora: 23:26 më 08.08.2023
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zelensky e pranon: Kundërofensiva e Ukrainës me ritme të ngadalta

“Kundërofensiva ukrainase nuk ka qenë e lehtë dhe po “ndodh ndoshta më ngadalë” nga sa kishin shpresuar disa”.

Kështu u shpreh tha presidenti Volodymyr Zelensky në një video të publikuar nga zyra e tij të martën, shkruan CNN.

“Kundërofensiva është kur ushtria po sulmon dhe jo kur ajo tërhiqet. Dhe ky është një moment i rëndësishëm dhe pozitiv. Dhe është Ukraina ajo që ka iniciativën. Është shumë e vështirë të luftosh për një kohë kaq të gjatë – gjë që është e qartë. E gjithë kjo është shumë e vështirë kur ju mungon kjo apo ajo pajisje. E di që është e vështirë për ne, por definitivisht e di që është më e vështirë për rusët”, tha Zelensky.

Ndërsa ka lodhje në sytë e ukrainasve, ka frikë në sytë e rusëve, shtoi presidenti.

Rritet numri i viktimave pas sulmeve ruse në lindje të Ukrainës

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave si pasojë e sulmeve me raketa që Rusia kreu ndaj një sërë objektesh banimi në lindje të Ukrainës, njoftuan zyrtarët ukrainës. Sipas tyre, 67 persona mbetën të plagosur.

Autoritetet lokale thane se dy raketa ruse goditën të hënën në mbrëmje, qendrën e qytetit Pokrovsk, në lindje të rajonit të Ukrainës e cila kontrollohet pjesërisht nga Rusia.

Zyrtarët ukrainas akuzuan të martën trupat e Kremlinit se objektiv i sulmit ishin ekipet e shpëtimit ukrainas.

Guvernatori i rajonit të Doneskut, Pavlo Kyrylenko tha se raketat, që u lëshuan në një distancë kohore prej 40 minutash nga njëra tjetra dëmtuan godina, shtëpi, hotele, dyqane dhe zyra të administratës.

Që prej nisjes së sulmit ndaj Ukrainës, Rusia ka goditur me raketa, dronë dhe artileri zona civile. Kremlini thotë se sulmon vetëm objektet ushtarake dhe pretendon se dëmet e tjera janë pasojë e mbetjeve nga përdorimi i mjeteve mbrotjëse ajrore ukrainase.

Ndërkohë, si pasojë e sulmeve të hënën në mbrëmje në qytetin e Kruhliakivka në rajonin e Kharkivit mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën nëntë të tjerë, tha guvernatori i këtij rajoni.

Zyra presidenciale ukrainase njoftoi se Rusia kreu sulme me bombë në Kupianks në rajonin e Kharkivit, ku mbetën të vrarë dy civile dhe u plagosën dy të tjerë.

Zelensky: Do t’i luftojmë sulmet ruse në Detin e Zi

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë të martën se Ukraina do të luftojë ndaj sulmeve të Rusisë në Detin e Zi, në mënyrë që të mundë të importojë dhe eksportojë drithëra dhe mallra të tjera përmes ujërave të tij.

Deklaratat e tij, të publikuara në uebsajtin e presidencës ukrainase, vijnë pak ditë pasi dronët detarë ukrainas, të mbushur me eksplozivë, e dëmtuan një anije luftarake ruse, pranë një porti rus, dhe e goditën edhe një cisternë ruse të naftës.

“Nëse Rusia vazhdon ta mbizotërojë Detin e Zi, jashtë territorit të saj, duke bllokuar [mallrat dhe udhëtarët], apo duke shtënë ndaj nesh përsëri, duke goditur portet tona me raketa, Ukraina do ta bëjë të njëjtën. Kjo është një mbrojtje e drejtë e mundësive tona, e cilitdo korridor”, tha Zelensky.

Ai i bëri thirrje Rusisë të mos i sulmojë më portet ukrainase me dronë dhe raketa, si dhe ta lejojë zhvillimin e tregtisë në Detin e Zi. Ai i bëri këto komente gjatë një konference me gazetarë nga vendet e Amerikës Latine.

Nuk është e qartë se kur kishte ndodhur kjo konferencë në zyrën e tij në Kiev.

Tensionet brenda dhe përreth Detit të Zi janë përshkallëzuar që nga muaji i kaluar, kur Rusia u tërhoq nga një marrëveshje e cila mundësonte eksportin e sigurt të drithërave nga portet e Ukrainës. Rusia i ka goditur vazhdimisht me dronë dhe raketa portet dhe siloset e drithit ukrainase.

“Ne nuk kemi shumë anije. Por, ata duhet ta kuptojnë qartë se deri në fund të luftës, ata do t’i kenë zero anije, zero”, tha Zelensky.

Sulmet ruse me dronë shkaktojnë dëme në portet e Danubit dhe Detit të Zi

Ukraina është përgjigjur më sulme me dronë nga deti ndaj një cisterne ruse të naftës dhe ndaj një luftë anijeje ruse në bazën e saj detare, Novorossiysk, pranë një porti të madh të drithit dhe naftës.

Rusia i bllokoi portet ukrainase në Detin e Zi në fillim të pushtimit të saj në shkurt 2022.

Kjo bllokadë po e ngufat Ukrainën ekonomikisht, pasi ekonomia e saj para luftës varej pothuajse plotësisht nga eksporti, me çelikun dhe drithërat më të eksportuarat./REL/

Sulm nga të gjitha frontet, Ukraina “paralizon” Rusinë, fati i luftës do të vendoset në Detin e Zi, çfarë janë dronët e detit që po e kthejnë situatën në favorin e Kievit

Një tjetër anije luftarake ruse e zhytur në ujë dhe Krimeja vazhdimisht nën shënjestër nga sulmet ukrainase nuk është aspak imazhi që Vladimir Putin do të kishte dashur të shihte në frontin e luftës që ai vetë nisi. Krimea po bëhet gjithnjë e më shumë një nga teatrot qendrore të luftës në Ukrainë. Forcat e Kievit sulmojnë rregullisht infrastrukturën në gadishullin e aneksuar nga Rusia, si dhe përpiqen ta sjellin luftën “nën hundën” e Vladimir Putin me sulme me dronë në kryeqytet. Sakaq, nën hijen e këtyre goditjeve, po bëhet e qartë që Deti i Zi po bëhet një front vendimtar, sidomos pasi Moska u tërhoq nga marrëveshja e grurit të OKB-së dhe bombardoi portet e Ukrainës. Sidoqoftë, është fakt që Moska po përjeton disa nga ditët e saj më të këqija, dhe më befasues është ideja që nuk dihet se kur mund të ndryshojë situata, dhe “loja” të kthehet në favorin e saj.

Sulmet në Krime

Së fundmi, raketat “Storm Shadow” goditën urat kryesore që lidhin Krimenë me Ukrainën e pushtuar, ndërsa Kievi dhe Moska shkëmbenin sulme me rreze të gjatë. Sergei Aksyonov, kreu i Krimesë i instaluar nga Rusia, tha se raketat e lundrimit të furnizuara nga Britania dëmtuan urën Chongar, e cila ndan gadishullin nga rajoni Kherson, rruga që përdorte Rusia për të rifurnizuar forcat në vijën e pare të luftës. Kjo e ka bërë atë një objektiv prioritar për ushtrinë e Ukrainës, e cila gjithashtu goditi urën në qershor. Vladimir Saldo, guvernatori i Khersonit i instaluar nga Rusia, njoftoi se një tjetër urë, më e vogël, aty pranë ishte goditur gjithashtu.

Ushtria e Ukrainës konfirmoi sulmet, për të cilat tha se "kishin goditur dy rrugë kyçe të komunikimit të pushtuesve". Sulmet e urës erdhën pas një bombardimi intensiv rus të Ukrainës dhe një sulmi tjetër të supozuar me dron ukrainas në Moskë. Analistët thanë se bombardimet e rënda ruse ishin hakmarrje për sulmet me dron të marinës ukrainase ndaj një cisterne civile të premten mbrëma dhe një luftanije detare ruse një natë më parë. Anija e shënjestruar po dërgonte naftë për trupat ruse me bazë në Siri, sipas Vladimir Rogov, një zyrtar i emëruar nga Rusia në rajonin juglindor të Ukrainës, Zaporizhzhia.

Fronti vendimtar

Përplasjet detare janë intensifikuar javët e fundit, sidomos pasi Rusia braktisi një marrëveshje të ndërmjetësuar nga OKB-ja, e cila lejonte eksportin e grurit ukrainas përtej Detit të Zi. Portet e Ukrainës u sulmuan nga dronë dhe raketa ruse dhe Kievi kërcënoi me hakmarrje. “Është e pamundur të fitosh një luftë nëse nuk sulmon në mënyrë aktive”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mihajlo Podoljak . Ai beson se imazhet e anijeve ruse të dëmtuara do ta bëjnë Moskën "të mendojë dy herë për përdorimin e Detit të Zi për shantazh". Kievi mohon sulmet me dron brenda Rusisë por i sheh sulmet detare rreth territoreve të pushtuara si të drejtën e tij.

Nga ana tjetër, Rusia, përkatësisht, kontrollon plotësisht detet e Zi dhe Azov. Moska e sheh rajonin e Detit të Zi si jetik për strategjinë e saj gjeoekonomike: të projektojë fuqinë dhe ndikimin rus në Mesdhe, të mbrojë lidhjet e saj ekonomike dhe tregtare me tregjet kryesore evropiane dhe ta bëjë Evropën Jugore më të varur nga nafta dhe gazi rus. E vetëdijshme për potencialin e paqëndrueshmërisë që do të rrjedhë nga Lindja e Mesme në Rusi, ajo e sheh gjithashtu këtë trup uji si një zonë të rëndësishme mbrojtëse të sigurisë.

Dronët e detit

Sakaq, një pjesë e madhe e këtyre sulmeve thuhet se janë kryer nga anije ukrainase pa pilot. Në një luftë ku Kievi nuk ka anije luftarake për të sfiduar drejtpërdrejt kontrollin e Moskës mbi Detin e Zi, përhapja e dronëve të detit duket se po i jep Ukrainës përparësi. Dronët e detit, të quajtur edhe USV, janë anije të vogla pa pilot që operojnë në ose nën sipërfaqen e ujit, ku edhe është më e vështirë që të zbulohen. Analisti ushtarak Sean Bell tha për Sky News se këto janë "relativisht të lira" dhe "sigurojnë një kërcënim relativisht të shpejtë dhe të profilit të ulët për anijet ushtarake ruse, veçanërisht kur sulmi kryhet gjatë natës". Sigurisht, analisti shtoi se më shumë se dëm fizik, ata bëjnë dëm psikologjik, duke frikësuar armikun për çfarë e pret.

Provokon me deklaratën Medvedev dhe sulmon SHBA-të: Ne do të shtypim armiqtë, fitorja është e jona

“Armiqtë tanë do të shtypen dhe Rusia do të arrijë paqen sipas kushteve të saj. Fitorja do të jetë e jona!”.

Kështu shkruan nënkryetari i Këshillit të Sigurimit rus, njëherësh ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, në një mesazh në telegram.

Ish-presidenti sulmon SHBA duke shtuar se ata po bëjnë një lufte kriminele me duart e të tjerëve.

“Sot ata përsëri po bëjnë një luftë kriminale me duart e të tjerëve, duke u përpjekur të fshijnë Rusinë nga faqja e dheut” – thotë ai. Mes të tjerash ai shton se; “I gjithë sistemi i NATO-s praktikisht po lufton hapur kundër nesh. Por ne kemi forca të mjaftueshme për të kryer gjithçka. detyrat e një operacioni të posaçëm ushtarak”.

SHBA i jep dritën e gjelbër “serisë së parë të tankeve Abrams” – zbulohet se kur do të mbërrijnë në Ukrainë

Grupi i parë i tankeve kryesore të betejës M1 Abrams, të cilat Shtetet e Bashkuara po i transferojnë në Forcat e Armatosura të Ukrainës, është miratuar për dërgesë.

Dhe ato, sipas mediave të huaja, pritet të mbërrijnë në Ukrainë në fillim të vjeshtës.

Kjo informatë është dhënë nga zyrtari amerikan Doug Bush më 7 gusht, i cili ka theksuar se do të transferohen jo vetëm tanket, por një paketë e plotë e pajisjeve të nevojshme për mbështetjen dhe mirëmbajtjen e tyre.

“Ato janë gati; tani duhet të shkojnë në Evropë dhe më pas në Ukrainë, së bashku me të gjitha gjërat që shkojnë me to”, ka thënë Bush.

“Municione, pjesë këmbimi, pajisje karburanti, ambiente riparimi. Pra, ju e dini, nuk janë vetëm tanket, por është paketa e plotë që shkon me të…”.

Ndryshe, siç kujtojnë mediat, Uashingtoni njoftoi vendimin për të pajisur Ukrainën me 31 tanke Abrams më 25 janar.

Ato pritet të mbërrijnë në shtator, me disa automjete që do të dërgohen në Gjermani në gusht, për t’iu nënshtruar riparimeve dhe modernizimit përfundimtar. 

Ukraina: Gjermania ka arritur konsensus për dërgimin e raketave Taurus

Një ligjvënës i lartë ukrainas thotë se fraksionet parlamentare në Gjermani kanë “arritur një konsensus” për të furnizuar Ukrainën me raketa lundrimi Taurus, por një vendim zyrtar ende nuk ka ardhur.

Javën e kaluar, ministri gjerman i Mbrojtjes tha se Berlini nuk planifikon të furnizojë raketat dhe armët nuk janë prioriteti më urgjent.

Të hënën, një zëdhënës i ministrisë i tha agjencisë së lajmeve Reuters se qëndrimi i Berlinit mbetet i pandryshuar.

Megjithatë, Yehor Chernev i Ukrainës tha: “Miqtë e mi në Bundestag sapo më thanë se fraksionet kryesore parlamentare kanë arritur konsensus në lidhje me transferimin në Ukrainë të raketave me rreze të gjatë Taurus”.

“Ne kemi punuar për një kohë të gjatë me parlamentarët gjermanë për të formuar një grup mbështetës dhe tani më në fund akulli është thyer. Ne presim një vendim zyrtar”, ka shkruar ai në Facebook.

Rusia rrit presionin ndaj Ukrainës, Putin urdhëron rritjen e prodhimit të dronëve ushtarakë

Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar shefin e konglomeratit shtetëror të mbrojtjes të rrisë prodhimin e dronëve sulmues gjatë një takimi ditën e sotme.

Në pamjet e transmetuara nga takimi, Putin shihet duke iu drejtuar kreut organizatës, Sergei Chemezov dhe duke i kërkuar që të rritet prodhimi i modeleve ruse të dronëve si Kub dhe Lancet.

Në një deklaratë të veçantë, Chemezov zbuloi se do të fillojë prodhimin e aeroplanëve të pasagjerëve MC-21 deri në vitin e ardhshëm.

Putin nga ana tjetër theksoi se prodhuesit rusë tani mund të zënë një hendek në treg pasi kompanitë e huaja tërhiqen.

Raketat ruse sulmojnë qytetin në lindje të Ukrainës, 5 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën pesë persona janë vrarë në një sulm me raketa në disa ndërtesa banimi në qytetin lindor të Ukrainës, Pokrovsk, thonë zyrtarët vendas.

Katër civilë dhe një zyrtar ukraians u vranë dhe 31 persona u plagosën, tha ministri i brendshëm Ihor Klymenko. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se kishte “viktima” në sulm, por nuk dha një shifër konkrete.

Pokrovsk shtrihet rreth 70 km në veri-perëndim të qytetit Donetsk, i cili është i pushtuar nga forcat ruse. Klymenko tha se sulmi i parë vrau katër civilë dhe se një zyrtar nga shërbimet e urgjencës u vra në sulmin e dytë.

Të plagosurit përfshinin 19 policë, pesë shpëtimtarë dhe një fëmijë, tha ai.

Të paktën 1 i vrarë dhe 8 të plagosur në sulmet ajrore ruse në Kharkiv të Ukrainës

Të paktën një person u vra dhe tetë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore ruse që synonin rajonet Kharkiv dhe Kherson të Ukrainës.

“Dje, armiku qëlloi me artileri, mortaja dhe armë të tjera në zonat e populluara të rretheve Bohodukhiv, Kharkiv, Chuhuiv, Izium dhe Kupiansk,” tha Guvernatori i Kharkiv, Oleh Syniehubov në një deklaratë në Telegram.

Ai tha se një grua 57-vjeçare u vra në fshatin Podoly si pasojë e një sulmi me bombë të drejtuar nga ajri dhe një 66-vjeçar u plagos rëndë dhe u shtrua në spital.

Gjithashtu, një person u plagos nga bombardimet në Kupiansk dhe një çift në fshatin Putnykovo u plagos, shtoi ai.

Diku tjetër, Guvernatori i Khersonit, Oleksandr Prokudin tha se Rusia kreu 30 sulme në rajon, duke gjuajtur 99 predha nga mortaja, artileri, raketa Grad dhe mjete ajrore pa pilot.

“Ushtria ruse synoi lagjet e banimit të zonave të populluara të rajonit. Si rezultat i agresionit rus, katër persona u plagosën,” tha Prokudin.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende mbi pretendimin dhe verifikimi i pavarur i pretendimit të Ukrainës është i vështirë për shkak të luftës në vazhdim.

Lufta e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, e cila filloi në shkurt 2022, ka vrarë mbi 9,300 civilë dhe ka plagosur më shumë se 16,600, sipas shifrave të fundit të OKB-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat