OBSH po gjurmon variantin e ri të koronavirusit "EG.5"

Bota

OBSH po gjurmon variantin e ri të koronavirusit "EG.5"

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:25
Foto ilustrim

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha të mërkurën se është duke gjurmuar variante të shumta të koronavirusit, duke përfshirë llojin e quajtur EG.5 që po përhapet në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar.

"OBSH aktualisht po gjurmon disa variante të COVID-19 duke përfshirë EG.5, për të cilin po publikojmë një vlerësim të rrezikut sot," tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

“Mbetet rreziku i shfaqjes së një varianti më të rrezikshëm që mund të shkaktojë një rritje të papritur të rasteve dhe vdekjeve”, shtoi Tedros.

EG.5 është një nënvariant i variantit Omicron shumë të transmetueshëm./AA/

Për më tepër, ai njoftoi një seri rekomandimesh të cilat janë në fuqi për të gjitha shtetet nga e mërkura deri më 30 prill 2025.

Rekomandimet i nxisin kombet që të vazhdojnë të publikojnë të dhëna për COVID-19, duke përfshirë vdekjet dhe rastet, duke iu përmbajtur programeve të vaksinimit dhe duke siguruar qasje të barabartë në vaksina të sigurta dhe efektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat