Autoritetet ukrainase: Goditëm qendrën komanduese ruse në Nova Kahovka

Bota

Autoritetet ukrainase: Goditëm qendrën komanduese ruse në Nova Kahovka

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Kievi pretendon se ushtarët ukrainas goditën qendrën e komandës ruse në qytetin Nova Kahovka, ndërsa po rritin aktivitetin në rajonin Kherson si pjesë e një kundërofensivë.

Nova Kahovka ndodhet në bregun lindor të okupuar të lumit Dnieper, ku forcat ukrainase dyshohet se kanë nisur një sulm dje.

Kievi refuzoi të konfirmonte raportet për operacionin, raporton skynews.

“Rreth orës 10:00 (me orën lokale) Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën qendrën komanduese të ushtrisë ruse në Nova Kahovka”, njoftoi në Telegram, Departamenti i Komunikimeve Strategjike të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Videot e publikuara nga Stratcom shfaqin shtëllunga tymi që ngrihen mbi qytet.

Ndryshe, theguardian ka raportuar sot se forcat ukrainase kanë kaluar lumin Dnipro në përpjekje për të thyer vijën e frontit jugor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat