Rusët dërguan në Ukrainë barna të falsifikuara kundër kancerit

Bota

Rusët dërguan në Ukrainë barna të falsifikuara kundër kancerit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:53
Barna

Tre persona janë arrestuar për transportimin e barnave të falsifikuara kundër kancerit nga Rusia në Ukrainë.

Shumica e ilaçeve të rreme u krijuan në shtetin rus dhe në disa vende të Lindjes së Mesme, tha Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës, raporton skynews.

Tregtarët e dyshuar, emrat e të cilëve nuk bëhen me dije, kanë transportuar produktet përmes kufirit shtetëror, duke i fshehur ato në “hendekët teknologjikë të maskuara” në vetuat e tyre.

Ato në shtetin ukrainas shiteshin në internet dhe shpërndaheshin përmes barnatoreve dhe shërbimeve postare, tha ai.

Autorët bënë miliona hryvnia (monedha ukrainase) përmes skemës së paligjshme dhe u ekspozuan përmes një operacioni special.

“Një hetim është në vazhdim për të zbardhur të gjitha rrethanat e krimit dhe për të nxjerrë autorët para drejtësisë. Ata mund të dënohen me 10 vjet burg”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat