Bideni i shpall zjarret në Hawaii katastrofë të madhe

Bota

Bideni i shpall zjarret në Hawaii katastrofë të madhe

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 20:40
Hawaii

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka shpallur katastrofë masive në shtetin e Hawaiit.

Shpallja e saj nënkupton se qeveria do të sigurojë fonde për të ndihmuar në gjendjen që po shkaktohet me zjarret.

Ndihma do të shkojë për përpjekjet e rimëkëmbjes shtetërore dhe lokale, raportoi BBC.

Individët e prekur në Maui do të mund të kenë qasje në fonde për ndihmë, si grante për strehim të përkohshëm, riparime shtëpiake dhe kredi të ulëta që ndihmojnë në humbjet e pronës.

Edhe pse nuk janë të pazakonta në Hawaii, por zjarret e ditëve të fundit janë vlerësuar si më të rëndat në histori.

persona kanë vdekur si pasojë e zjarreve në Maui.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat