Vrasja e 11-vjeçares trondit Argjentinën

Bota

Vrasja e 11-vjeçares trondit Argjentinën

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 21:14
Argjentinë

Vdekja e një 11-vjeçareje gjatë plaçkitjes në Buenos Aires ka tronditur Argjentinën dhe ka anuluar fushatën e zgjedhjeve primare pasi qindra protestues janë përplasur me policinë para stacionit policor në të cilin po mbahen të dyshuarit e plaçkitjes.

Morena Dominguez ishte sulmuar nga dy plaçkitës, të cilët kanë ikur me një motoçikletë. Ajo po shkonte në shkollë në momentin kur ishte ndalur nga dy të dyshuarit, të cilët ia kanë marrë telefonin dhe e kanë rrëzuar përtokë pa ndjenja. Ajo më vonë ka vdekur në spital, kanë njoftuar autoritetet argjentinase.

Vdekja e 11-vjeçares ka kthyer luftën ndaj krimit në qendër të debatit politik para zgjedhjeve të së dielës. Për shkak të sigurisë dhe thirrjeve për drejtësi nga protestuesit, partitë politike kanë anuluar fushatën zgjedhore, raportoi AP.

Votimi në zgjedhjet primare të Argjentinës është obligues dhe rezultatet shërbejnë si sondazh i rëndësishëm para zgjedhjeve që mbahen në muajin tetor. Sondazhet e fundit kanë treguar se inflacioni dhe krimi janë dy shqetësimet kryesore të argjentinasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat