Biden i kërkon Kongresit 24 miliardë dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën

Bota

Biden i kërkon Kongresit 24 miliardë dollarë më shumë ndihmë për Ukrainën

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 22:55
Volodymyr Zelensky dhe Joe Biden

Presidenti amerikan Joe Biden i ka kërkuar Kongresit të japë një shtesë prej 24 miliardë dollarësh për Ukrainën, raportojnë mediat e huaja. Biden tha se paratë për Ukrainën do të përdoren për ndihmë humanitare, ekonomike dhe të sigurisë për vendin që po përballet me forcat ruse.

“Presidenti ka riafirmuar se ne do të qëndrojmë me Ukrainën ndërsa ajo mbron sovranitetin e saj për aq kohë sa të duhet, një strategji që ka bashkuar me sukses aleatët dhe partnerët tanë dhe ka pajisur Ukrainën për t’u mbrojtur kundër agresionit rus”, drejtori i Shtëpisë së Bardhë.

Zyra e Menaxhimit dhe Buxhetit i ka shkruar në një letër Kryetarit të Kuvendit. Shtetet e Bashkuara janë tashmë përkrahësi më i madh financiar i Ukrainës dhe shpenzimet e mëtejshme të kësaj shkalle do të sillnin një total mbi 70 miliardë dollarë që nga shpërthimi i luftës.

Një zyrtar i lartë tha se Shtëpia e Bardhë shpresonte që një marrëveshje mund të arrihet me Kongresin mbi kërkesën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat