Sulmohet një autobus ushtarak në Siri, vriten 23 ushtarë sirianë

Bota

Sulmohet një autobus ushtarak në Siri, vriten 23 ushtarë sirianë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:46
Foto ilustrim

Të paktën 23 ushtarë sirianë kanë vdekur në një sulm që raportohet se është kryer nga militantët e Shtetit Islamik (IS) në lindje të Sirisë.

Xhihadistët rrethuan një autobus ushtarak në provincën lindore Deir al-Zour para se të hapnin zjarr, ka bërë të ditur “Syrian Observatory for Human Rights”.

Mbi 10 ushtarë janë lënduar në sulmin dhe dhjetëra tjerë rezultojnë të zhdukur.

Sulmi përshkruhet për vrastari i kryer nga militantët e IS-it këtë vit.

Ndonëse ka humbur territorin e vetë të fundit në vitin 2019, IS-i mbetet ende aktiv në shkretëtira në Siri, ku kryen sulme./BBC

Agjencia siriane e lajmeve SANA ka thënë se një “grup terrorist” ka kryer sulm në një autobus ushtarak të enjten duke lënë të vdekur e lënduar ushtarakë.

Më herët këtë javë, 10 ushtarë sirianë dhe luftëtarë pro-qeveritarë u vranë në një sulm të IS-it në provincën Raqa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat