Kompania gjermane do ta furnizojë Ukrainën me sistem të ri të dronëve

Bota

Kompania gjermane do ta furnizojë Ukrainën me sistem të ri të dronëve

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Prodhuesi gjerman i automobilave dhe armëve, Rheinmetall, thuhet se do t’i dorëzojë ukrainasve një sistem të ri të droneve deri në fund të vitit.

Gazeta gjermane e së dielës “Bild am Sonntag” ka shkruar se kompania do të sigurojë sistemin e saj, Luna New Generation.

Paketa me sa duket do të përbëhet nga një stacion kontrolli tokësor me disa drone, një katapultë lëshimi dhe kamionë ushtarakë.

Sistemi me sa duket mund të përdoret gjithashtu për zbulim dhe mund të përgjojë ose bllokojë komunikimet, raporton skynews.

Rheinmetall thotë se dronët kanë një “strukturë trupore ultra të lehtë, por shumë të qëndrueshme të bërë nga CFRP (plastika e përforcuar me fibra karboni)”. Ata thuhet se ofrojnë kohë fluturimi më shumë se 12 orë.

Ndryshe, Ukraina më së shumit me drone është furnizuar nga shteti turk, gjegjësisht me Bayraktar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat