Mijëra ushtarë angazhohen për ta zhvendosur mafiozin famëkeq në Ekuador

Bota

Mijëra ushtarë angazhohen për ta zhvendosur mafiozin famëkeq në Ekuador

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 13:20
Ushtarë

Mijëra ushtarë e policë janë përfshirë në një operacion në orët e hershme në Ekuador ku është zhvendosur lideri famëkeq i një bande për në një burg të sigurisë së lartë.

Jose Adolfo Macias, i njohur si “Fito”, është i akuzuar se ka dërguar kërcënime me vdekje ndaj kandidatit presidencial të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, i cili u vra të mërkurën.

Villavicencio u qëllua tri herë në kokë gjatë një tubimi.

Para vrasjes ai ishte kërcënuar nga Fito.

“Nëse vazhdojë ta përmendi bandën Los Choneros, ata do të më thyejnë”, kishte thënë Villavicencio.

Vrasja e kandidatit presidencial ka shokuar Ekuadorin.

Një ditë para vrasjes kandidati ishte ankuar te Prokurori i Përgjithshëm për parregullsi në një kontratë nafte të negociuar nga administrata e ish-presidentit Rafael Correra që i ka kushtuar shtetit 9 miliardë dollraë./BBC

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar për vrasjen, ndërsa i shtati u qëllua për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat policore. Autoritetet nuk kanë treguar se kush ka angazhuar vrasësit profesionalë.

Lideri i bandës Los Choneros, Fito, është mbajtur në Burgun 8 në Guayaquil që nga viti 2011. Videot janë shpërndarë ku shihet ai duke u transferuar në burg të sigurisë maksimale i përcjellë nga numër i madh i forcave ushtarake.

Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso ka thënë se Fito është zhvendosur në burgun La Roca, një burg i sigurisë maksimale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat