Ekuador/ Zgjidhet kandidati i ri për president pas vrasjes së kandidatit 59-vjeçar

Bota

Ekuador/ Zgjidhet kandidati i ri për president pas vrasjes së kandidatit 59-vjeçar

Më: 13 gusht 2023 Në ora: 21:56
Andrea Gonzalez

Partia politike e kandidatit për president të Ekuadorit, Fernando Villavicencio, i cili u ekzekutua disa ditë më parë, zgjodhi të dielën një tjetër kandidat.

Udhëheqësit e partisë së qendrës Construye u shprehën se kandidatja do të jetë Andrea Gonzalez , një aktiviste e mjedisit.

Emri i kandidatit për nënpresident do të shpallet në orët në vijim, shkruan Al Jazeera.

Fernando Villavicencio, 59 vjeç, doli i dyti në sondazhet për zgjedhjet presidenciale të 20 gushtit.

Gjashtë kolumbianë janë arrestuar në lidhje me vrasjen, ndërsa një i katërt u vra nga të shtënat me armë nga truprojat e kandidatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat