Ukrainasit shkatërrojnë automjetin rus UR-77

Bota

Ukrainasit shkatërrojnë automjetin rus UR-77

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 22:08
Foto nga vendi i ngjarjes

Forcat ukrainase shkatërruan automjetin rus UR-77 për pastrimin e minave në mënyrë spektakolare duke përdorur municione të improvizuara, të cilat hidhen me dron.

Bomba e vogël shkaktoi një shpërthim të madh dytësor që e shkatërroi automjetin.

Pamjet e sulmit me dron u publikuan në llogarinë zyrtare të mediave sociale të Brigadës 79-të të Sulmit Ajror të Ukrainës.

Nuk është e qartë se ku dhe kur është realizuar sulmi ndërsa automjeti shihet se nuk lëviz, duke sugjeruar se mund të jetë dëmtuar ose braktisur përpara se bomba të bie mbi të.

UR-77 janë shfrytëzuar në të dy anët e konfliktit si një mjet i vlefshëm për të prerë fushat e minuara të armikut, por mund të përdoren edhe për të sulmuar forcat armike, veçanërisht në zona të dendura urbane.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit të kaluar duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat