Koreja e Veriut thotë se ushtari amerikan e fajësoi ShBA-në për diskriminim

Bota

Koreja e Veriut thotë se ushtari amerikan e fajësoi ShBA-në për diskriminim

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 00:58
Travis King

Koreja e Veriut ka thënë se ushtari amerikan Travis King kaloi në territorin e saj muajin e kaluar për shkak të “keqtrajtimit çnjerëzor dhe diskriminimit racor” në ushtri.

23-vjeçari kaloi kufirin nga Koreja e Jugut më 18 korrik, ndërsa ishte në një turne udhërrëfyes.

Media shtetërore e vendit deklaroi se King “shprehu gatishmërinë e tij për të kërkuar strehim”në Korenë Veriore.

Pretendimet janë komentet e para publike të Koresë për rastin. Zyrtarët amerikanë thanë më herët se besonin se ushtari e kishte kaluar kufirin qëllimisht.

King është një specialist zbulimi që ka qenë në ushtri që nga janari 2021 dhe ishte në Korenë e Jugut si pjesë e rotacionit të tij.

Para se të kalonte kufirin, ai shërbeu dy muaj në paraburgim në Korenë e Jugut për akuzat për sulm dhe u lirua më 10 korrik.

Ai duhej të kthehej në ShBA për t’u përballur me procedimet disiplinore, por arriti të largohej nga aeroporti dhe të bashkohej me një turne në Zonën e Çmilitarizuar, e cila ndan Korenë e Veriut dhe Korenë e Jugut.

Tutje, media shtetërore koreane ka deklaruar se King e ka shprehur gatishmërinë e tij për të kërkuar strehim atje ose në një vend të tretë, duke thënë se ishte i zhgënjyer nga shoqëria e pabarabartë amerikane.

Shqetësimet janë rritur për mirëqenien e ushtarit amerikan. Negociatat mes autoriteteve të Koresë së Veriut dhe komandës së OKB-së në gadishullin korean kanë vazhduar, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat