Wagneri regjistrohet si organizatë arsimore në Bjellorusi

Bota

Wagneri regjistrohet si organizatë arsimore në Bjellorusi

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 18:06
Yevgeny Prigozhin

Grupi mercenar rus, Wagner, është regjistruar si organizatë arsimore në Bjellorusi.

Kjo bëhet e ditur në bazë të informacioneve të publikuara në Regjisrin Shtetëror të Personave Ligjor dhe Sipërmarrësve Individualë në Bjellorusi.

Sipas regjistrit, personi juridik me emrin “Wagner Group” është regjistruar më 3 gusht të këtij viti nga Komiteti Ekzekutiv i Qarkut Osipovichi në fshatin Tsel të rrethit Osipovichi të rajonit Mogilev në Bjellorusi, shkruan CNN.

Kujtojmë se në korrik u raportua se mercenarët e Wagnerit, bashkë me kreun e grupit, Yevgeny Prigozhin, kanë mbërritur në tokën bjelloruse, pas një rebelimi afatshkurtër në Rusi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat