Libi: 27 të vrarë në përleshjet e armatosura

Bota

Libi: 27 të vrarë në përleshjet e armatosura

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:02
Libi

Të paktën 27 persona janë vrarë dhe 106 të tjerë janë plagosur në përleshjet e armatosura në kryeqytetin libian Tripoli që shpërthyen të hënën, tha Qendra e Mjekësisë Emergjentë dhe Mbështetjes, raporton “Middle East Monitor”.

Që nga mbrëmja e së hënës, në kryeqytetin libian kanë nisur përleshjet e armatosura midis Forcës Speciale të Parandalimit të lidhur me Këshillin Presidencial dhe Brigadës 444 të Qeverisë së Unitetit Kombëtar.

Përplasjet shpërthyen pasi Mahmud Hamza, komandanti i Brigadës 444, u arrestua nga Forcat Speciale të Parandalimit në Aeroportin Mitiga në Tripoli.

234 familje janë evakuuar nga ato zona.

Kryeministri Abdul Hamid Dbeibeh gjatë mbrëmjes së djeshme ka rënë dakord për një armëpushim me figurat lokale në zonën Souq Al-Jumaa, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë së Unitetit Kombëtar të Libisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat