Zyrtari i lartë i NATO-s tërhiqet nga komentet kundërthënëse për Ukrainën: Ishte gabim, kërkoj falje

Bota

Zyrtari i lartë i NATO-s tërhiqet nga komentet kundërthënëse për Ukrainën: Ishte gabim, kërkoj falje

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 19:08
Foto nga takimi

Lajmi i ditës së djeshme ishte një mosmarrëveshje e papritur diplomatike midis Kievit dhe NATO-s pas sugjerimit të Stian Jenssen, shefit të kabinetit të Jens Stoltenberg, se ukrainasit mund të heqë dorë nga një pjesë e territorit të saj në këmbim të anëtarësimit në NATO.

Kievi u përgjigj, duke e quajtur idenë “qesharake” dhe “absolutisht të pranueshme”. Kjo shkaktoi një reagim të shpejt të NATO-s, duke thënë se nuk ka ndryshuar qëndrimi në lidhje me integritetin territorial të Ukrainës.

Vetë Jenssen, sot ka kërkuar falje për mosmarrëveshjen që ka shkaktuar gjatë një interviste për gazetën norvegjeze VG, raporton skynews.

Ai tha se komenti i tij “ishte pjesë e një diskutimi më të gjerë rreth skenarëve të mundshëm të ardhshëm në Ukrainë dhe unë nuk duhej ta kisha thënë në atë mënyrë. Ishte një gabim”.

“Nëse, dhe e theksova nëse, arrini në pikën ku mund të negocioni, situata ushtarake në terren do të jetë absolutisht qendrore dhe do të ketë një ndikim vendimtar se si do të duket një rezultat i mundshëm i kësaj lufte”, shtoi norvegjezi.

Zyrtari i NATO-s tha se përparësia mbetet tek mbështetja e Ukrainës.

“Në shpërthimin e luftës ekzistonte një shqetësim se Ukraina mund të shembet brenda javëve dhe ditëve”, tha ai dhe shtoi se “kjo nuk ka ndodhur fare. Ata kanë treguar një përpjekje heroike kundër pushtuesit superior. Tani shtrohet pyetja se sa territore mund të rimarrë Ukraina”.

Ndryshe, Ukraina tashmë ka aplikuar për anëtarësim në aleancën më të fuqishme ushtarake në botë dhe pritet të bëhet pjesë e saj pas përfundimit të luftës me Rusinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat