Gjashtë turistë të arrestuar në Majorka, dyshohet se përdhunuan një adoleshente britanike

Bota

Gjashtë turistë të arrestuar në Majorka, dyshohet se përdhunuan një adoleshente britanike

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 22:52
Foto ilustrim

Gjashtë persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë përdhunuar një 18-vjeçare britanike në ishullin spanjoll të Majorkës.

Të dyshuarit, duke përfshirë pesë francezë dhe një zviceran, janë të gjithë turistë.

Ata u arrestuan menjëherë pas sulmit të supozuar të hënën, në destinacionin popullor të Magaluf.

Siç raporton SKY NEWS, të gjashtë janë mbi 20 vjeç.

Një gjykatës në Palma zbuloi se kishte videoklipe të përdhunimit në të paktën telefonat e njërit prej të dyshuarve, tha policia.

Oficerët cituan deklaratën e viktimës ku ajo tha se u takua me të dyshuarit dhe më vonë u kthye në dhomën e hotelit të njërit prej tyre, me ç’rast dyshohet se u sulmua seksualisht nga të gjashtë.

Viktima u gjet në një gjendje të vështirë nga sigurimi i hotelit, i cili thirri Gardën Civile – një nga forcat e policisë kombëtare të Spanjës.

Viktima mori kujdes të menjëhershëm mjekësor gjersa të arrestuarit dolën para një gjyqtari në një gjykatë në Palma të martën.

Ata po mbahen të gjithë në burg, por nuk janë akuzuar zyrtarisht, pasi hetimi është në vazhdim.

Përdhunimi në grup konsiderohet një faktor rëndues që mund të sjellë dënime deri në 15 vjet burgim në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat