Tjetër tragjedi në det, mbyten 60 emigrantë

Bota

Tjetër tragjedi në det, mbyten 60 emigrantë

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 23:32
Foto ilustrim

Të paktën 60 persona raportohet të kenë humbur jetën pas mbytjes së një varke që transportonte emigrantë në brigjet e Kepit të Gjelbër, në Afrikën Perëndimore.

Organizata Botërore për Emigracionin bën me dije se 38 persona të tjerë u shpëtuan në det, mes të cilëve kishte gra dhe fëmijë të mitur.

Paraprakisht vlerësohet se në varkë udhëtonin mbi 100 persona, pjesa më e madhe e të cilëve ishin nga Senegali dhe Sierra Leone./A2news

Varka e mbytur prej druri u pikas nga një anije peshkimi spanolle pranë ishullit të Sal, e cila vuri në alarm autoritetet.

Më vonë erdhi dhe një reagim nga ministria e Jashtme në Senegal e cila bëri me dije se varka me 101 emigrantë u nis nga vendi më 10 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat