Japonia njofton një ndihmë prej 2 milionë dollarësh për njerëzit e prekur nga zjarret në Hawaii

Bota

Japonia njofton një ndihmë prej 2 milionë dollarësh për njerëzit e prekur nga zjarret në Hawaii

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Ministri i Jashtëm japonez Hayashi Yoshimasa tha se Japonia do të ofrojë rreth 2 milionë dollarë ndihmë për të prekurit nga zjarret në Hawaii.

Hayashi u tha gazetarëve se ndihma do të përdoret për të siguruar strehimore dhe për të ofruar ushqim përmes Kryqit të Kuq Amerikan dhe një organizate joqeveritare japoneze.

Zjarret në ishullin Maui, të cilat shpërthyen më 8 gusht, kanë lënë të vdekur 106 persona.

Hayashi tha se në këtë moment më të vështirë, Japonia qëndron me popullin e Shteteve të Bashkuara, të cilin ai e quajti të vetmin aleat me të cilin Japonia ka lidhje të thella.

Ai u zotua për mbështetjen proaktive të vendit të tij për të ofruar ndihmë për njerëzit e prekur në Hawaii dhe për të ndihmuar zonat e goditura nga fatkeqësia të rimëkëmben sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat