Arrestohet agjenti rus për përgatitjen e sulmit në Kiev

Bota

Arrestohet agjenti rus për përgatitjen e sulmit në Kiev

Nga: A.SH Më: 17 gusht 2023 Në ora: 09:53
Foto ilustrim

Një agjent rus është arrestuar nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës (SBU) për dyshimin se ka përgatitur një sulm me raketa në Kiev, përcjell Bota sot.

SBU tha se i dyshuari 23-vjeçar punonte për drejtorinë kryesore të forcave të armatosura të Rusisë dhe kishte kërkuar vendndodhjet e forcave të mbrojtjes të Ukrainës në rajonin e kryeqytetit.

Ai shtoi se njeriu ishte "më i interesuari" për bazat e mirëmbajtjes ushtarake të Ukrainës, por gjithashtu "rrjedhte" informacione rreth nënstacioneve të energjisë në Kiev.

Thuhet se ai u kap në "dorë të kuqe" kur po filmonte një bazë ushtarake dhe po "lidhte" koordinatat e saj GPS në një hartë elektronike.

Burri, i cili jeton në Odesa, paguhej nga inteligjenca ushtarake ruse, pohoi SBU.

Një laptop dhe smartphone me prova të aktivitetit të tij kundër Ukrainës u gjetën gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, shtohet ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat