Izraeli mundet t’ia shesë Gjermanisë “Arrow 3”

Bota

Izraeli mundet t’ia shesë Gjermanisë “Arrow 3”

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:09
Foto ilustrim

SHBA i dha dritën e gjelbër këtij vendi t`i shesë Gjermanisë sistemin e mbrojtjes ajrore "Arrow 3". Bëhet fjalë për marrëveshjen më të madhe të armatimit në historinë e Izraelit.

Izraeli, sipas të dhënave të veta, ka marrë lejen nga SHBA për shitjen e sistemit të mbrojtjes ajrore "Arrow 3" tek Gjermania. Kjo është marrëveshja më e madhe në historinë izraelite, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes. Departamenti Amerikan i Shtetit ka dorëzuar vendimin tek Izraeli të enjten.

Miratimi i SHBA konsiderohej si pengesa kryesore për marrëveshjen historike mes Gjermanisë dhe Izraelit. Negociatat për këtë u zhvilluan pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë. Ujdia duhej të nënshkruhej nga Ministritë e Mbrojtjes së të dyja vendeve, dhe industria ajrore e Izraelit thuhej në njoftim.

Pagesa nga fondi i posaçëm për ushtrinë gjermane

Komisionet parlamentare të buxhetit dhe mbrojtjes në Bundestag dhanë miratimin për këtë marrëveshje në qershor. Kostoja kap vlerën e rreth 4 miliardë eurove, sipas të dhënave izraelite. Financimi do të merret nga fondi i posaçëm gjerman për ushtrinë, që u miratua si reagim pas fillimit të luftës në Ukrainë - 100 miliardë euro.  "Arrow 3" është prodhuar si bashkëpunim me Izraelit dhe SHBA-së. Ai pritet të jetë i gatshëm për përdorim në vitin 2025.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat