Ukraina rrëzon helikopterin rus mbi Zaporizhzhia

Bota

Ukraina rrëzon helikopterin rus mbi Zaporizhzhia

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 11:20
Foto ilustrim

Në ditën kur Forcat Ajrore ukrainase bënë me dije se nuk do të jenë në gjendje të përdorin avionët luftarakë F-16 këtë vjeshtë dhe dimër, Kievi ka njoftuar rrëzimin e një helikopteri rus pranë Zaporizhzhia-s.

Gjatë mëngjesit, forcat e armatosura ukrainase rrëzuan helikopterin e dytë rus Ka-5 në rajonin në fjalë.

Kjo u raportua nga Rbc-Ukraine duke cituar brigadën e 47-të të ushtrisë.

Trupat e Kievit po ashtu kanë shënuar suksese në jug të Urozhayne në rajonin e Donetsk, ku konsoliduan pozicionet e tyre.

Zëdhënësi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Ukrainës, Andriy Kovalev, tha në transmetim të drejtpërdrejtë në televizion se kanë rifituar territore.

“Forcat e mbrojtjes ukrainase vazhdojnë të kryejnë operacione sulmuese në drejtimet Bakhmut, Melitopol dhe Berdiansk. Në drejtimin jugor Urozhayne ata ishin të suksesshëm, duke konsoliduar pozicionet e tyre, sulme artilerie në objektivat e armikut dhe duke kryer masa kundër baterive“, shpjegoi ai, duke shtuar se rusët kryen ofensiva të pasuksesshme në zonat Avdiivka dhe Maryinka.

Sakaq, Rusia pretendon se sistemet e tyre të mbrojtjes ajrore rrëzuan një dron ukrainas mbi rajonin e Belgorodit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat