Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

Bota

Tërmet i fuqishëm godet kryeqytetin e Kolumbisë

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 20:59
Foto ilustrim

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6,1 goditi kryeqytetin Bogota dhe qytete të tjera të Kolumbisë sot, ndërsa autoritetet urdhëruan evakuimin e banorëve.

Tërmeti ndodhi në rajonin Meta me epiqendër 100 kilometra në jug të kryeqytetit. Ai u pasua nga dy pasgoditje minuta më vonë.

Kryebashkiakja e Bogotës, Claudia Lopez Hernandez, u kërkoi banorëve që të mos kthehen në ndërtesat në kryeqytet për shkak të shqetësimeve për pasgoditje të tjera.

Lëkundje të forta në Bogota. Le të qëndrojmë të qetë dhe të kujdesshëm. Po kontrollojmë gjithë sistemin e raportimit dhe reagimin e urgjencës për verifikime. Ju lutemi të merrni të gjitha masat paraprake në rast të pasgoditjeve të mundshme. Qetësi dhe kujdes”, shkroi Lopez Hernandez në Twitter.

Banorët lanë shtëpitë e tyre dhe punëtorët u larguan nga ndërtesat qeveritare në Bogota ndërsa aeroporti ndërkombëtar u evakuua. Nuk ka pasur raportime për viktima, ndërsa janë raportuar dëme në ndërtesat pranë epiqendrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat