Përplasen dy tramvaj në Portugali, 13 të plagosur

Bota

Përplasen dy tramvaj në Portugali, 13 të plagosur

Më: 17 gusht 2023 Në ora: 22:56
Portugali

Dy trena të tramvajit janë përplasur në qendër të Lisbonës, Portugali, duke plagosur 13 persona, mes tyre tre fëmijë.

Tetë persona të plagosur u dërguan në një spital në kryeqytetin portugez me lëndime në fytyrë dhe gjymtyrë të sipërme.

Agjencia e lajmeve Lusa, duke cituar një zyrtar të Departamentit të Zjarrfikësve, tha se të plagosurit përfshinin dy francezë, dy çekë, një amerikan, një italian dhe një spanjoll./Abc news

Shkaqet e përplasjes mbeten të paqarta. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat