Presidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e Afrikës së Jugut

Bota

Presidenti kinez do të marrë pjesë në samitin e Afrikës së Jugut

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 21:06
Presidenti i Kinë,s Xi Jinping

Presidenti i Kinë,s Xi Jinping do të marrë pjesë në takimin e liderëve të BRICS dhe do të vizitojë Afrikën e Jugut më 21-24 gusht.

Kështu deklaroi ministria e Jashtme kineze në një deklaratë të premten, shkruan Reuters.

Udhëheqësit nga pesë vendet e BRICS-it, të Brazilit, Rusisë, Indisë, Kinës dhe Afrikës së Jugut takohen në Johannesburg javën e ardhshme nga 22 gushti, me shtetet që përbëjnë një të katërtën e ekonomisë globale në një forcë gjeopolitike që mund të sfidojnë dominimin e Perëndimit në çështjet botërore.

Presidenti rus, Vladimir Putin, i cili përballet me një urdhër arresti ndërkombëtar për krime të dyshuara lufte në Ukrainë, do të marrë pjesë virtualisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat