18 të vdekur pasi digjet një autobus në Pakistan

Bota

18 të vdekur pasi digjet një autobus në Pakistan

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:44

18 persona kanë vdekur dhe 13 të tjerë janë lënduar pasi një autobus në provincën lindore të Pakistanit, Punjab kishte marrë flakë për shkak se kishte goditur një furgon të parkuar në një autostradë, thanë të dielën zyrtarët e shpëtimit.

Aksidenti ndodhi herët të dielën pranë Pindi Bhattian, ku autobusi i nisur për në Islamabad goditi një furgonin të parkuar në autostradën Lahore-Islamabad, tha oficeri i lartë i policisë, Fahad Ahmed.

“Në autobus kishte më shumë se 40 pasagjerë”, tha Ahmed.

Ata shpëtuan kanë pësuar djegie të mëdha, disa prej tyre janë në gjendje kritike. Ndërkaq, një pjesë tjetër e të lënduarve kanë lëndime të lehta pasi kanë shpëtuar duke dalë nga dritaret./AP

Drejtuesit e të dy mjeteve kanë humbur jetën, njoftoi policia.

Aksidente të tilla ndodhin shpesh në autostradat e Pakistanit, ku standardet e sigurisë shpesh injorohen dhe rregullat e trafikut shkelen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat