OBSH: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

Bota

OBSH: Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 11:43
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus, theksoi se ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët dhe se ai ndikon jetët dhe ekosistemet.

Ghebreyesus bëri një vlerësim lidhur me ndryshimin e klimës përmes një postimi nga platforma e medias sociale X, njohur më parë si Twitter.

Ndryshimi klimatik nuk është një kërcënim i largët. Aktualisht po realizohet, po ndikon jetët dhe ekosistemet. Të mblidhemi, të reduktojmë emetimet, të mbështesim qëndrueshmërinë dhe të krijojmë një rrugë të vazhdueshme”, deklaroi Ghebreyesu.

Kreu i OBSH-së ka tërhequr vëmendjen se përveç përmbytjeve dhe zjarreve shkatërruese në të gjithë botën po përjetohen valë e motit të nxehtë dhe thatësira afatgjata.

Ghebreyesus theksoi se e ardhmja e botës dhe e brezave të rinj varet nga këto hapa që do të hidhen në çështjen e klimës.

Kohët e fundit në të gjithë botën po përjetohen ngjarje ekstreme natyrore, ku korriku 2023 është regjistruar si muaji më nxehtë deri më tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat