Putini ia hedh fajin Perëndimit për luftën në Ukrainë

Bota

Putini ia hedh fajin Perëndimit për luftën në Ukrainë

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 14:22
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin  tha se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë kundërpërgjigje ndaj një lufte “të lëshuar” nga Perëndimi.

Ai gjatë një video-adresimi në samitin e Brics në Afrikën e Jugut fajësoi disa shtete se siç tha po “promovojnë kolonializmin” që çoi në një “krizë të tmerrshme” në Ukrainë, raporton BBC.

Putin deklaroi se “aspirata” e tyre për të “ruajtur hegjemoninë e tyre në botë”, çoi në një grusht shteti në Ukrainë (në 2014).

“Rusia vendosi të mbështesë njerëzit që luftojnë për kulturën e tyre, për traditat e tyre, për gjuhën e tyre dhe për të ardhmen e tyre”, theksoi ai.

Kryetari i Rusisë deklaroi më tutje se veprimet e Rusisë në Ukrainë janë të dizajnuara për t’i dhënë fund luftës që sipas tij “u nis nga Perëndimi kundër njerëzve në Donbas” [në Ukrainën lindore].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat