​Portugali, më shumë se 5 mijë oficerë policie janë vendosur për të ulur rrezikun e zjarrit

Bota

​Portugali, më shumë se 5 mijë oficerë policie janë vendosur për të ulur rrezikun e zjarrit

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Tridhjetë për qind më shumë oficerë policie të Gardës Republikane Kombëtare (GNR ) të Portugalisë janë vendosur për të parandaluar zjarret në pyje, njoftoi të mërkurën ministri i Punëve të Brendshme të Portugalisë.

Ai ka thënë se gjatë tre ditëve të ardhshme, më shumë se 5 mijë e 200 oficerë të GNR-së do të jenë në terren, shkruan LUSA.

"Sot ne kemi përforcuar kapacitetin patrullues të forcave të GNR me 30%. Do të kemi më shumë se 5 mijë e 200 oficerë në terren për të siguruar vëzhgimin e të gjitha qëndrimeve dhe sjelljeve në lidhje me zjarret në pyje," tha José Luís Carneiro në fund të një takimi në Komandën e Përgjithshme të Gardës Kombëtare Republikane në Lisbonë.

Kushtet më të nxehta të motit dhe rreziku i shtuar i zjarrit kanë çuar në përforcimin e burimeve në terren, ku përfshihen edhe “920 personel të tjerë që ndodhen në 230 pika të vëzhgimit”, shtoi ministri në deklaratat për gazetarët.

Në total, ka "më shumë se 6,100 personel që monitorojnë dhe vëzhgojnë në mënyrë aktive qëndrimet dhe sjelljet në terren", përfundoi José Luís Carneiro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat