Filloi të bërtiste dhe të hidhej: Skenë e çuditshme në aeroport, njerëzit mendojnë se u pushtua nga djalli

Bota

Filloi të bërtiste dhe të hidhej: Skenë e çuditshme në aeroport, njerëzit mendojnë se u pushtua nga djalli

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Ditët e fundit në rrjetet sociale po qarkullon një video e regjistruar në një prej aeroporteve të botës, ku rolin kryesor e luan një zonjë e re, pa emër.

Që në fillim ajo nis të bërtasë, të tundë krahët dhe të hidhet në dysheme, ndërsa pasagjerët e tjerë e shikojnë në heshtje.

Dyshohet se vajza ka reaguar ashpër kur ka marrë vesh se fluturimi i saj është anuluar në momentin e fundit, por informacioni nuk u verifikua dot.

Ajo që ndodhi më pas mbetet mister dhe nuk duhet të spekulojmë sepse nuk dimë asgjë për sfondin e historisë.

Megjithatë, përdoruesit e rrjeteve sociale bënë shaka me të.

“Kthejani lodrën”, “Kjo është një performancë e vërtetë artistike”, “Po këpucët ku i ka?”, “Thirrni priftin”, lexojnë disa nga mesazhet.

Disa kritikuan sjelljen e vajzës, dhe shumë tërhoqën një paralele me personazhin e Emily Rose nga filmi horror i regjisorit Scott Derrickson. Fokusi i këtij filmi është ekzorcizmi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat