Pse ende nuk po konfirmohet vdekja e Prigozhinit?

Bota

Pse ende nuk po konfirmohet vdekja e Prigozhinit?

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 21:18
Prigozhin

Yevgeny Prigozhin ishte në listën e pasagjerëve të aeroplanit që u rrëzua në afërsi të Moskës, sipas autoriteteve ruse – por kjo nuk do të thotë se ai ka vdekur.

Ka mundësi që në fund të mos ketë hipur në aeroplan, raporton skynews.

Po qarkullojnë shumë lajme në internet se një aeroplan që i përkiste kreut të grupit të Wagnerit ka bërë zig-zage mbi Moskë, sipas sistemeve të gjurmimit Flight Radar.

Ka spekulime se Prigozhin mund të ketë qenë në këtë aeroplanin e dytë – por tani për tani, thjesht nuk dihet, shkruan bbc.

Të dhënat e fluturimit të aeroplanit janë pjesërisht të paarritshme përmes FlightRadar24, ueb-faqe për gjurmimin e aeroplanëve.

Por, të dhënat tregojnë se ai u nis nga Shën Petersburg më herët sot dhe fluturoi drejt Moskës. Aeroplani zhduket pranë aeroportit “Ostafyevo” në Moskë.

Do të kalojë kohë derisa ajo që ka ndodhur të mund të vërtetohet edhe nga autoritetet hetimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat