Këshilltari i Zelenskyt: Prigozhin nënshkroi dënimin me vdekje sapo ndaloi rebelimin

Bota

Këshilltari i Zelenskyt: Prigozhin nënshkroi dënimin me vdekje sapo ndaloi rebelimin

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

“Vdekja” e liderit të grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka qenë e paraparë pas rebelimit të tij kundër Kremlinit, ka thënë mbrëmë këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për Bild.

“Prigozhin ia ka nënshkruar vetes dënimin me vdekje në momentin që u ndalë 2000 kilometra larg Moskës”, tha për medium gjerman, raporton telegrafi, këshilltari i presidentit ukrainas Mihailo Podolyak.

Prigozhin dyshohet se “humbi jetën” gjatë rrëzimit të një aeroplani privat në afërsi të Moskës gjatë të mërkurës mbrëmë, pikërisht dy muaj pas rebelimit të tij të dështuar kundër zyrtarëve të lartë të ushtrisë ruse.

E Podolyak gjithashtu theksoi se rebelimi i qershor “kishte frikësuar vërtetë” presidentin rus Vladimir Putin, duke bërë që të ndodhë kjo situatë, pasi sipas tij Putin “nuk falë ata që e frikësojnë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat