Numri i bullgarëve që pushojnë brenda dhe jashtë vendit u rrit me gati 9%

Bota

Numri i bullgarëve që pushojnë brenda dhe jashtë vendit u rrit me gati 9%

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 21:17
Foto ilustrim

Gjithsej 1,172,400 bullgarë kanë pushuar në tremujorin e dytë të vitit, ku 79,2% e tyre preferojnë të pushojnë në Bullgari, 16,7% kanë udhëtuar jashtë vendit dhe vetëm 4,1% kanë pasur mundësinë të kombinojnë pushimet si në Bullgari ashtu edhe jashtë saj, tregojnë të dhënat e sondazhit të publikuar të enjten nga Instituti Kombëtar i Statistikave (NSI). Numri total i pushuesve mbi 15 vjeç u rrit me 8,9% krahasuar me të njëjtin tremujor të 2022, raportoi gjithashtu departamenti.

Personat nga mosha 45 deri në 64 vjeç përbënin peshën më të madhe të turistëve, në total 476,300, 40.6% e të gjithë udhëtarëve në periudhën tre mujore. Shumica e bullgarëve të moshës mbi 65 vjeç (85.4%) kanë pushuar në vend, ndërsa shumica e njerëzve të moshës 25-44 kanë zgjedhur të pushojnë jashtë vendit (20%).

Rreth 72% e të anketuarve që kanë udhëtuar jashtë vendit dhe 45,9% e atyre që kanë udhëtuar në Bullgari kanë treguar se qëllimi i udhëtimit ishte "pushimi dhe ekskursioni".

Gjithsej 89.1 për qind e të gjithë të anketuarve (që është e barabartë me 1.429.700 bullgarë) kanë thënë se kanë udhëtuar për arsye personale, që do të thotë vizita në ngjarje kulturore, lojëra sportive, trajtim, stërvitje, ngjarje fetare, vizita të afërmve dhe miqve dhe të tjerë. Rreth 93.6% e të anketuarve kanë pushuar pa rezervim paraprak në vend, dhe 64.5% kanë shkuar jashtë vendit pa rezervim.

Shpenzimi mesatar për një udhëtim personal për person ishte 226,21 BGN në vend dhe 822,44 BGN jashtë vendit. Shpenzimet për person për një udhëtim profesional ishin mesatarisht 263,79 BGN brenda vendit dhe 1203,39 BGN jashtë vendit, tregon raporti i NSI./BTA-KosovaPress/

Anketa statistikore e udhëtimeve turistike dhe shpenzimeve turistike të popullatës është kryer në përputhje me Rregulloren e Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të vitit 2012 lidhur me statistikat evropiane për turizmin, dhe respektivisht rregulloret e Komisionit Evropian për zbatimin e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat