Talebanët i ndalojnë gratë ta vizitojnë parkun kombëtar

Bota

Talebanët i ndalojnë gratë ta vizitojnë parkun kombëtar

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 17:43
Talebanët

Talebanët i kanë ndaluar gratë të vizitojnë parkun kombëtar Band-e-Amir në provincën qendrore Bamiyan.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të virtytit dhe vesit të Afganistanit, Mohammad Khaled Hanafi, ka thënë se ky ndalim është bërë pasi gratë nuk i kanë vendosur shamitë brenda parkut.

Ai u ka bërë thirrje klerikëve fetarë dhe agjencive të sigurisë që t'i ndalojnë gratë të hyjnë deri sa të gjendet një zgjidhje.

Band-e-Amir është një atraksion i rëndësishëm turistik, duke u bërë parku i parë kombëtar i Afganistanit në vitin 2009. Është një destinacion popullor për familjet dhe ndalimi i frekuentimit të grave do të pengojë që shumë njerëz të jenë në gjendje ta vizitojnë parkun.

UNESCO e përshkruan parkun si një "grup liqenesh të krijuar natyrshëm me formacione dhe strukturë të veçantë gjeologjike, si dhe me bukuri natyrore dhe unike",raportoi të dielën BBC-ja.

Ndalimi për të vizituar parkun kombëtar Band-E-Amir është i fundit në një listë të gjatë aktivitetesh që gratë janë penguar të bëjnë që kur talebanët u kthyen në pushtet në gusht 2021.

Kohët e fundit, talebanët urdhëruan që sallonet e flokëve dhe bukurisë në Afganistan të mbylleshin dhe në mesin e korrikut ndaluan gratë të merrnin provimet kombëtare të pranimit në universitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat