Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo "zhvendos armiqësitë" në Rusi, thotë Zelensky

Bota

Aleatët nuk do ta mbështesin Ukrainën nëse ajo "zhvendos armiqësitë" në Rusi, thotë Zelensky

Më: 28 gusht 2023 Në ora: 10:07
Zelensky

Koalicioni që po ndihmon luftën e Ukrainës kundër pushtimit të Moskës nuk do ta mbështeste Kievin nëse do të zhvendoste armiqësitë në territorin rus, ka thënë të dielën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Besoj se ky është një rrezik i madh, do të mbeteshim vetëm”, tha ai në një intervistë për median kombëtare, ku u pyet nëse ishte koha për një lëvizje të tillë në tokën ruse, shkruajnë mediat e huaja.

Ai ka folur edhe për luftën e Ukrainës për të rimarrë territorin e saj duke thënë se përparimi dhe përgjegjësia për Ukrainën në fushën e betejës “është gjithmonë dypalëshe”, duke shtuar se partnerët ndërkombëtarë janë pjesë e çdo fitoreje, çdo pengese në kundërsulm, çdo veprimi mbrojtës dhe çdo dobësie.

Ndryshe, muajt e fundit është parë një rritje e sulmeve në tokën ruse, me zyrtarët rusë që thonë se dronët dhe bombardimet ukrainase janë përgjegjëse për sulmet që ndonjëherë kanë plagosur ose vrarë civilë.

Zyrtarët në Kiev kanë aluduar për incidentet – Zelensky tha pas sulmeve me dron muajin e kaluar, për shembull, se lufta “po kthehet në Rusi” – por Ukraina shpesh refuzon të marrë përgjegjësinë e qartë për sulmet përtej kufirit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat