Nga rrëzimi i helikopterit të shërbimit të inteligjencës mbesin të vdekur tre persona

Bota

Nga rrëzimi i helikopterit të shërbimit të inteligjencës mbesin të vdekur tre persona

Nga: A.SH Më: 29 gusht 2023 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Një helikopter që i përket shërbimit të inteligjencës ruse është rrëzuar në Rusi, sipas një zyrtari, përcjell Bota sot.

Tre persona u vranë në incidentin pranë Krasnoye Pole, rajoni Chelyabinsk, tha guvernatori Alexey Teksler.

Autoritetet besojnë se një dështim teknik shkaktoi përplasjen, raportoi RIA Novosti, një media shtetërore ruse.

Një burim i tha Tass, një tjetër organizatë shtetërore e lajmeve, se helikopteri u rrëzua në një pyll, duke vrarë të gjithë në bord.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat