Rusia dhe Irani ftohen përsëri në eventin e ndarjes së Nobelit

Bota

Rusia dhe Irani ftohen përsëri në eventin e ndarjes së Nobelit

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 10:06
Rusia

Rusia dhe Bjellorusia janë ftuar përsëri në eventin për ndarjen e çmimit Nobel në Stokholm, pasi që vitin e kaluar u lanë jashtë për shkak të luftës në Ukrainë, ka bërë të ditur Fondacioni Nobel.

Mirëpo perveç këtyre dy shteteve edhe Irani gjithashtu është ftuar përsëri në ngjarjen në kryeqytetin e Suedisë pasi që edhe Iranit nuk iu lejua pjesëmarrja në vitin e kaluar.

Vitin e kaluar, Fondacioni Nobel tha se ambasadorët nga Rusia dhe Bjellorusia nuk do të ftoheshin “për shkak të pushtimit rus të Ukrainës”. Bjellorusia është një aleat kyç i Rusisë dhe udhëheqësi i saj, Alexander Lukashenko, ka mbështetur “operacionin special ushtarak” të Rusisë, siç e quan pushtimi i Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar, transmeton klankosova.tv.

Ndërsa sipas fondacionit arsyeja përse Irani nuk ishte ftuar vitin e kaluar është fakti që Teherani është përballur prej kohësh me kritika për të drejtat e njeriut dhe se OKB-ja ka thënë se qeveria atje mund të kishte kryer krime kundër njerëzimit në shtypjen e protestave vitin e kaluar.

Vidar Helgesen, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Nobel, shpjegoi vendimin për t’i ftuar përsëri këto tri vende: “Është e qartë se bota ndahet gjithnjë e më shumë në sfera, ku dialogu midis atyre me pikëpamje të ndryshme po zvogëlohet.

“Për të kundërshtuar këtë tendencë, ne po zgjerojmë tani ftesat tona për të festuar dhe kuptuar çmimin Nobel dhe rëndësinë e shkencës së lirë, kulturës së lirë dhe shoqërive të lira dhe paqësore.”

Pesë nga gjashtë ceremonitë e çmimit Nobel zhvillohen në Stokholm çdo vit, ndërsa Çmimi Nobel për Paqe jepet në Oslo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat