Fondacioni Nobel anulon ftesat e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit

Bota

Fondacioni Nobel anulon ftesat e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit

Nga: A.SH Më: 2 shtator 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Dje raportuam se Rusia dhe Bjellorusia ishin ftuar sërish në banketin e çmimit Nobel pasi u ndaluan vitin e kaluar për pushtimin e Ukrainës, përcjell Bota sot.

Fondacioni Nobel njoftoi se kishte ndryshuar politikën e tij të ftesës, duke mirëpritur gjithashtu Iranin dhe udhëheqësin e një partie suedeze të ekstremit të djathtë.

Megjithatë, ky vendim tani është anuluar dhe Fondacioni Nobel ka thënë sot se në fund të fundit nuk do të ftojë ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit të marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Nobel në Stokholm këtë vit.

Vitin e kaluar, fondacioni la jashtë ambasadorët e Rusisë dhe aleatit të saj Bjellorusi për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska.

Fondacioni tha të enjten se do t'i ftonte ata dhe ambasadorin e Iranit në ceremonitë e ndarjes së çmimeve të këtij viti në dhjetor, duke komentuar se ai kërkonte të përfshinte edhe ata që nuk kishin vlerat e çmimit Nobel.

Ky njoftim bëri që liderët e disa partive politike suedeze të thonë se do të bojkotojnë ceremonitë.

“Ne i njohim reagimet e forta në Suedi”, tha fondacioni në një deklaratë sot.

“Prandaj, ne zgjedhim të përsërisim përjashtimin e vitit të kaluar nga praktika e rregullt – domethënë, të mos ftojmë ambasadorët e Rusisë, Bjellorusisë dhe Iranit në ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel në Stokholm”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat