Shtatë të vdekur nga sulmi në një xhami të Nigerisë

Bota

Shtatë të vdekur nga sulmi në një xhami të Nigerisë

Më: 2 shtator 2023 Në ora: 22:23
Niger

Të paktën shtatë besimtarë u vranë pas një sulmi në një xhami në Kaduna të Nigerisë nga një bandë burrash të armatosur, tha policia të shtunën.

Reklama

Sulmi në fshatin Saya, ndodhi vonë të premten derisa besimtarët u mblodhën për lutje, tha me telefon zëdhënësi i policisë i Kaduna-, Mansur Haruna.

Dy të tjerë të plagosur gjatë sulmit u dërguan në spital për trajtim, tha Haruna.

“Pesë persona u qëlluan brenda xhamisë duke u falur dhe dy të tjerët u qëlluan brenda komunitetit të fshatit”, tha për Reuters një banor i fshatit.

Bandat e njerëzve të armatosur kanë bërë kërdi në të gjithë veriperëndimin e Nigerisë në tre vjetët e fundit, duke rrëmbyer mijëra, duke vrarë qindra dhe duke e bërë të pasigurt në disa zona udhëtimin me rrugë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat