Xi Jinping “huazon” taktikat e Vladimir Putinit, Kina nis luftën e spiunazhit me SHBA

Bota

Xi Jinping “huazon” taktikat e Vladimir Putinit, Kina nis luftën e spiunazhit me SHBA

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 11:58
Foto ilustrim

Në Shtetet e Bashkuara, një alarm spiunazhi nuk po i lë zyrtarët dhe itneligjencën amerikane të flenë të qeta. Vitet e fundit, dyshohet se ka pasur njëqind raste sa befasuese aq edhe shqetësuese, me shtetas kinezë, të cilët, nganjëherë duke u paraqitur si turistë, kanë pasur akses në bazat ushtarake të ushtrisë amerikane dhe vende të tjera të ndjeshme. Lajmi u raportua nga “Wall Street Journal”, e cila citoi zyrtarë të paspecifikuar, për të cilët incidentet e lartpërmendura duhet të konsiderohen si kërcënime të mundshme për sigurinë kombëtare.

Departamenti i Mbrojtjes, FBI dhe agjenci të tjera kanë ndërmarrë hapa në përpjekje për të kufizuar episode të tilla, në të cilat njerëz me nofkën “gate-crashers” janë përfshirë për shkak të përpjekjeve të tyre, aksidentale. ose të qëllimshme, për të hyrë në vende të caktuara pa autorizimet e nevojshme. Shembujt e nxjerrë në dritë janë të panumërt dhe të çuditshëm: ka pasur shtetas kinezë të kapur thjesht në flagrancë teksa po përpiqeshin të hynin në një rreze rakete në Nju Meksiko dhe të tjerë teksa po notonin në ujërat e turbullta pranë një lokacioni lëshimi rakete në Florida.

Alarmi i SHBA

Incidente të tilla, thonë autoritetet amerikane, përveçse janë forma spiunazhi, duket se janë të dizajnuara për të testuar praktikat e sigurisë në instalimet ushtarake të SHBA-së dhe objekte të tjera federale. Gjithashtu sepse “gate-crashers” do të rezultonin të ishin shtetas kinezë, por të vënë në shërbim nga qeveria kineze dhe do të duhej të raportonin tek ajo. Incidentet e panumërta të zbuluara rikthejnë në qendër të vëmendjes shqetësimet se Pekini po përdor mjete jotradicionale për të mbledhur inteligjencë në tokën amerikane, qoftë nëpërmjet afërsisë me bazat apo nëpërmjet pajisjeve komerciale të prodhuara nga Kina që mund të përdoren për spiunazh. "Qeveria kineze është e angazhuar në një fushatë të gjerë dhe të larmishme vjedhjeje dhe ndikimi keqdashës, pavarësisht nga ligji ndërkombëtar ose normat që FBI nuk do t'i tolerojë," komentoi Byroja Federale e Hetimit. Përgjigja nga ambasada kineze në Uashington, ishte e thatë. "Ne u bëjmë thirrje zyrtarëve përkatës të SHBA-së të braktisin mentalitetin e Luftës së Ftohtë", tha Liu Pengyu, zëdhënës i ambasadës kineze në SHBA.

Spiunët e dragoit

Ajo që ndodhi e shtyu Kongresin Amerikan të shqyrtonte legjislacionin për këtë çështje në detaje, duke pasur parasysh se disa nga këto raste thjesht humbasin nga vëmendja pasi shumica e ligjeve për shkeljen janë shtetërore dhe lokale, por jo federale. Në çdo rast, është e vërtetë që disa inkursione të padëshiruara nuk përfaqësojnë një kërcënim. Megjithatë, janë zbuluar të tjera shumë më shqetësuese. Në një rast të fundit, një grup shtetasish kinezë, të cilët pretendonin se ishin turistë, u përpoqën t'u shpjegonin rojeve në Fort Wainwright, Alaska, se kishin rezervuar një hotel brenda së njëjtës bazë (baza që strehon Ajrorin e Ushtrisë së 11, e cila fokusohet në luftën në Arktik). Meqenëse shumica e këtyre incidenteve në SHBA mund të ndiqen penalisht vetëm si shkelje, qeveria kineze ngre supet dhe nuk merr masa kundër atyre që kapen, diçka e pamundur nëse një amerikan do të kapej në Kinë. Kur ndalohen, “gate-crashers” përdorin gjithmonë të njëjtin shpjegim: ata shpjegojnë se janë turistë dhe se kanë humbur.

Lufta e spiunazhit

Shtetet e Bashkuara dhe Kina kanë spiunuar prej kohësh njëra-tjetrën, por përkeqësimi i kohëve të fundit në lidhjet midis dy ekonomive më të mëdha në botë e ka shtuar këtë rivalitet. Sundimtarët e Partisë Komuniste të Kinës kanë shtyrë prej kohësh narrativën se "forcat e huaja" po përpiqen të minojnë ngritjen e vendit ndërsa Xi Jinping, e ka bërë sigurinë e shtetit prioritetin e tij kryesor. Muajin e kaluar, Kina prezantoi një version të rishikuar të ligjit të saj tashmë gjithëpërfshirës kundër spiunazhit, i cili zgjeroi më tej përkufizimin e spiunazhit. Në vitin 2021, CNN raportoi se agjencia po rishikonte mënyrën se si trajnon dhe menaxhon rrjetin e saj të spiunëve si pjesë e një tranzicioni të gjerë për t'u fokusuar më nga afër te kundërshtarët si Kina dhe Rusia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat