Në Azinë Juglindore, Harris: Ne duhet të shohim të ardhmen

Bota

Në Azinë Juglindore, Harris: Ne duhet të shohim të ardhmen

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 13:28
Kamala Harris

U desh më shumë se një ditë fluturim që zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris, të arrinte në samitin e këtij viti të shteteve të Azisë Juglindore. Harris atje pa një mundësi për të formësuar të ardhmen e politikës së jashtme të Shteteve të Bashkuara.

Në një intervistë me Associated Press, nën-presidentja tha se Uashingtoni duhet t’i kushtojë vëmendje 10, 20, 30 viteve në vijim, dhe asaj që ne po zhvillojmë tani që do të jetë në të mirë të vendit tonë atëherë.

Për të, kjo do të thotë të punosh në Azinë Juglindore. Dy të tretat e popullsisë së saj janë nën 35 vjeç. Është tregu i katërt më i madh për eksportet e SHBA-së. Një e treta e transportit global udhëton përmes Detit të Kinës Jugore.

“Mendoni për këtë”, tha Harris.

Ky ishte udhëtimi i saj i tretë në Azinë Juglindore që nga marrja e detyrës – Harris kthehet në Uashington të enjten – dhe ajo ka vizituar më shumë vende këtu se çdo rajon tjetër.

“Marrëdhëniet më të forta do të bazohen në qëndrueshmëri, në komunikim, në besim dhe në aftësinë për të punuar së bashku dhe për të rritur ndjenjën e lidhjes,” tha ajo.

Megjithatë, Harris dha një sërë mesazhesh në Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore që synonin të dëshmonin angazhimin amerikan pavarësisht mungesës së Bidenit në samit.

“Populli amerikan ka një interes të thellë në të ardhmen e Indo-Paqësorit, ne ndajmë një lidhje historike dhe vlera të përbashkëta me shumë nga njerëzit dhe kombet këtu”, tha Harris, shkruan AP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat