OKB: 340 milionë gra dhe vajza mund të jenë në varfëri ekstreme deri në vitin 2030

Bota

OKB: 340 milionë gra dhe vajza mund të jenë në varfëri ekstreme deri në vitin 2030

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 00:12
Foto ilustrim

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi se 340 milionë gra dhe vajza mund të luftojnë me varfërinë ekstreme deri në vitin 2030 nëse nuk përshpejtohen zhvillimet në kuadër të “Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”.

Në kuadër të “Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm” që synojnë t’i japin fund të gjitha formave të varfërisë deri në vitin 2030, “UN Women” publikoi raport lidhur me situatën aktuale për barazinë gjinore dhe fuqizimin e grave.

Është mbetur prapa tek “Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm” në shkallë globale, thuhet në raportin ku bëhet e ditur se 340 milionë gra dhe vajza mund të jetojnë me varfëri ekstreme deri në vitin 2030 nëse nuk përshpejtohen përparimet aktuale dhe se 110 milionë gra dhe vajza do të privohen nga mundësitë e arsimit.

Më tej theksohet se grave u paguhen vetëm 51% e të ardhurave të burrave për punë të njëjtë në cilësi dhe sasi dhe se në rast të vazhdimit të kësaj situate, pothuajse një e katërta e grave dhe vajzave do të përjetojnë pasiguri ushqimore.

Në raport vihet në dukje se nëse zhvillimi nuk përshpejtohet, brezi i ardhshëm i grave dhe vajzave do të angazhohen në punë të papaguara dhe do të jenë të zëna me punë shtëpie rreth 2.5 orë më shumë në ditë sesa burrat.

Për herë të parë përfshihet ndryshimi klimës

Në raportin ku ndryshimi i klimës vlerësohet për herë të parë së bashku me barazinë gjinore dhe forcimin e grave, parashikohet që deri në vitin 2050 edhe 158.3 milionë gra dhe vajza mund të luftojnë me varfërinë për shkak të ndryshimit të klimës.

Për shkak të ndryshimit të klimës, përveç numrit aktual, 131 milionë burra dhe 236 milionë gra dhe vajza do të përballen me pasiguri ushqimore për shkak të ndryshimeve klimatike.

“Popullsia e femrave që jeton në zonat e konfliktit është rritur me 50% në krahasim me vitin 2017 dhe në vitin 2022 ka arritur në 614 milionë. Ka nevojë për një ndihmë shtesë prej 360 miliardë dollarësh në vit për të arritur objektivat për barazinë gjinore dhe forcimin e grave në nivel global”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat