Autoritetet marokene bëjnë thirrje për të dhuruar gjak/ Spitalet plot me të lënduar

Bota

Autoritetet marokene bëjnë thirrje për të dhuruar gjak/ Spitalet plot me të lënduar

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 16:36
Foto nga vendi i ngjarjes

Autoritetet shëndetësore të Marokut u kanë bërë thirrje banorëve të dhurojnë gjak pasi spitalet kanë një fluks të lënduarve nga tërmeti që godi disa zona të vendit.

Deri më tani janë raportuar se janë 672 persona të plagosur, mes tyre 205 janë në gjendje të rëndë. Të gjitha kanë nevoja për gjak, shprehen autoritetet.

Një delegacion i Caritas ndodhet në Marakesh dhe bën thirrje për ndihmë” “Duhen ilaçe dhe batanije, duhet të nxitojmë.

Do t’i bashkojmë me mjete higjienike, batanijet duhen për të ftohtin që zbret në mbrëmje”.  Ishte At Oscar Arturo Garcia Padilla, drejtor i Caritas-it të Rabatit, dega kryesorë në Marok që bëri thirrje për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat