Pjesë të Georgias përmbyten nga uragani "Idalia"

Bota

Pjesë të Georgias përmbyten nga uragani "Idalia"

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 22:43
Foto nga vendi i ngjarjes

Uragani “Idalia” ka mbetur stuhi e rrezikshme e kategorisë së dytë teksa në ditët e fundit ka goditur Georgian. Më shumë se 242 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike pasi erërat kanë shkulur pemët që kanë shkëputur linjat e furnizimit.

Stuhia Idalia në fillim të javës ka goditur pjesën perëndimore të Floridas që ishte rrezikuar fort nga ky uragan. Valët në bregun e detit kanë arritur deri në 2 metra lartësi.

Autoritetet kanë njoftuar se si stuhi e kategorisë së dytë erërat kanë arritur në 165 kilometra në orë.

Meteorologët kanë njoftuar se si stuhi tropikale gjatë së dielës do të godasë shtetet e Karolinës. Disa modele kanë parashikuar se uragani “Idalia” mund të kthehet përsëri, por Qendra Kombëtare e Uraganeve ka parashikuar se uragani do të shkojë drejt Oqeanit Atlantik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat