Arabia Saudite hap urë ajrore për të dërguar ndihma për Marokun e goditur nga tërmeti

Bota

Arabia Saudite hap urë ajrore për të dërguar ndihma për Marokun e goditur nga tërmeti

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 12:16
Arabia Saudite

Arabia Saudite ka vendosur të hapë një urë ajrore për t'i ofruar ndihmë Marokut pas tërmetit vdekjeprurës të së premtes, i cili la më shumë se 2,100 njerëz të vdekur.

Mbreti Salman bin Abdulaziz dhe Princi i Kurorës Mohamed bin Salman urdhëruan Qendrën e Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Salman të "hapin një urë ajrore për të ofruar ndihma të ndryshme për të zbutur efektet e tërmetit mbi popullin vëlla maroken", Agjencia Saudite e Shtypit (SPA), ka raportuar të dielën vonë.

Riadi do të dërgojë gjithashtu një ekuipazh kërkimi dhe shpëtimi për të marrë pjesë në aktivitetet e ndihmave dhe aktivitete humanitare për të ndihmuar njerëzit e prekur nga tërmeti, sipas Abdullah al-Rabeeah, mbikëqyrësi i përgjithshëm i Qendrës së Ndihmës Humanitare dhe Ndihmës së Mbretit Salman, shkruan AA, transmeton KosovaPress.

Vende të ndryshme arabe kanë dërguar ndihmë në Marok, duke përfshirë Omanin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katarin dhe Bahreinin.

Të paktën 2,122 njerëz u vranë dhe 2,421 të tjerë u plagosën kur një tërmet me magnitudë 7 goditi Marokun të premten vonë, sipas Ministrisë së Brendshme.

Tërmeti ishte më i forti që goditi vendin e Afrikës së Veriut në shekullin e fundit, sipas Institutit Kombëtar Gjeofizik të Marokut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat