Shpërthen për herë të tretë këtë vit, një nga vullkanet më aktive në botë

Bota

Shpërthen për herë të tretë këtë vit, një nga vullkanet më aktive në botë

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Vullkani Kilauea në ishullin e madh të Havait filloi të shpërthejë të dielën pasdite, me rrjedha të kufizuara përreth kraterit, sipas Shërbimit Gjeologjik amerikan.

Pamjet tregojnë çarje në bazën e kraterit të vullkanit që po gjenerojnë rrjedha llave në sipërfaqen e dyshemesë së kraterit.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Hawait ka shkruar në X, se shpërthimi "nuk përbën një kërcënim llave për komunitetet" megjithëse grimcat vullkanike dhe gazrat mund të krijojnë probleme në frymëmarrje për njerëzit e ekspozuar.

Shpërthimi u parapri nga një periudhë sizmike të fortë me "ngritje të shpejtë" të majës, sipas Shërbimit Gjeologjik.

E vendosur në një zonë të mbyllur të Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, Kilauea është një nga vullkanet më aktive në botë. Në vitin 2019, një varg tërmetesh dhe shpërthime të mëdha në Kilauea çuan në shkatërrimin e qindra shtëpive dhe bizneseve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat