Ukraina po teston dronë me Inteligjencë Artificiale për të rritur sulmet ndaj anijeve luftarake ruse

Bota

Ukraina po teston dronë me Inteligjencë Artificiale për të rritur sulmet ndaj anijeve luftarake ruse

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 18:35
Ukrainë

Një ministër ukrainas tha se më shumë do të kryhen ndaj anijeve ruse.

Prodhimi i dronëve është rritur 100-fish në vitin 2023 dhe kjo do të rritet deri në 140-fish deri në fund të vitit, tha ministri dixhital, Mykhailo Fedorov, i cili pati një rol kyç në ndërtimin e industrisë së dronëve në vend.

Ukraiana po teston sistemet e Inteligjencë Artificiale që mund të lokalizojnë objektivat disa kilometra larg dhe të drejtojnë dronët e tyre dhe nëse komunikimet e jashtme ndërpriten nga masat e luftës elektronike, tha ai.

“Do të ketë më shumë drone, më shumë sulme dhe më pak anije ruse. Kjo është e sigurt”, tha Federov.

“Për momentin është gjithçka në fazën e testimit, por disa dronë që po blejmë kanë teknologjinë AI për të detektuar objektivat. Në një pyll, mund të zbulojë një objektiv dhe të njohë nëse është një person, tank ose një automjet i caktuar. Këto teknologji po përdoren në mënyrë aktive”.

Komentet e tij vijnë pas disa sulmeve ndaj flotës ruse të Detit të Zi duke përdorur raketa dhe drone detare rreth gadishullit të Krimesë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat