Ukrainasit hedhin në erë këmbësorinë ruse në Novoprokopivka

Bota

Ukrainasit hedhin në erë këmbësorinë ruse në Novoprokopivka

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 14:31
Foto nga vendi i ngjarjes

Pamjet e filmuara nga ajri, shfaqin momentin kur brigada e 116-të e mekanizuar hedh në erë këmbësorinë ruse në afërsi të Novoprokopivka.

Sulmet me dronë janë bërë makth për ushtrinë ruse, e këtë e dëshmon më së miri videoja e publikuara më poshtë.

Aty shihen ushtarët rusë duke tentuar të fshihen në fushat e gjelbëruara, por më kot – operatori i dronit i lokalizon dhe më pas i godet rëndë.

Në një moment ushtarët rusë që ishin fshehur, shihet se si hidhen në erë kur një granatë bie pranë këmbëve të tyre.

E në këtë mision u përdorën edhe dronë kamikazë, që futeshin nëpër istikame dhe neutralizonin forcat pushtuese ruse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat