Ukraina kërkon të rregullojë përçarjen me Poloninë për çështjen e eksportit të grurit

Bota

Ukraina kërkon të rregullojë përçarjen me Poloninë për çështjen e eksportit të grurit

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 12:49
Foto nga takimi

Mes një përçarjeje në rritje me Poloninë për eksportin e grurit ukrainas, ministri i Politikës Agrare të Ukrainës,  Mykola Solskyi thotë se ka folur me telefon me homologun e tij polak dhe kanë rënë dakord për të gjetur një zgjidhje e cila merr parasysh interesat e të dyja vendeve.

“Palët konfirmuan marrëdhëniet e ngushta dhe konstruktive që kanë demonstruar në mënyrë të përsëritur dhe ranë dakord të zhvillojnë një opsion për bashkëpunim në eksport.” tha Solskyi.

Gjithashtu shtoi se do të ketë bisedime në vazhdime dhe propozime për planin e eksportit, raporton CNN.

“Bisedime të mëtejshme do të zhvillohen në ditët në vijim për të diskutuar pyetjet e përgatitura nga të dyja palët. Pala polake do të studiojë gjithashtu planin e eksportit të Ukrainës dhe do të përgatisë propozimet e saj për të”, tha Solskyi.

Ndërkaq, Polonia ka qenë prej kohësh një nga mbështetësit më të vendosur të Ukrainës që nga pushtimi i Moskës ndaj fqinjit të saj.

Megjithatë, vendi e ka gjetur veten në mosmarrëveshje me Ukrainën pasi, së bashku me Hungarinë dhe Sllovakinë, hodhi poshtë planet e BE-së për të hequr ndalimin e importeve të drithërave të Ukrainës.

Kjo nxiti reagimin e Ukrainës, e cila këtë javë ngriti padi kundër tre vendeve për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat